Tirana
light rain
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
69 %
3.1kmh
40 %
Sht
24 °
Die
26 °
Hën
26 °
Mar
22 °
Mër
28 °
E shtunë, 3 Qershor, 2023

E PAZAKONTË në Bulqizë, 21-vjeçari futet me makinë në oborrin e shkollës

Lajme të ngjashëm

Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi qarkullonte pa leje drejtimi si dhe nuk iu bind urdhërit të efektivit.

Sipas njoftimit të uniformave blu mësohet se shtetasi E.Xh, 21 vjeç, banues në Bulqizë me automjetin e tij është futur në oborrin e një shkolle duke u bërë shqetësim për nxënësit dhe më pas është larguar.

Pas ndjekjes dhe ndalimit për verifikim ka rezultuar se 21-vjeçari drejtonte mjetin pa u pajisur me leje drejtimi. Gjithashtu ky shtetas me datë 01.03.2023, në Klos, nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

Nga shërbimet e Policisë Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.Xh., 21 vjeç, banues në Bulqizë, për veprat penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”, “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”.

Ky shtetas me automjetin e tij është futur në oborrin e një shkolle duke u bërë shqetësim për nxënësit dhe më pas është larguar. Pas ndjekjes dhe ndalimit për verifikim ka rezultuar se 21-vjeçari drejtonte mjetin pa u pajisur me leje drejtimi. Gjithashtu ky shtetas me datë 01.03.2023, në Klos, nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Më shumë