Brazili është vendi më i goditur në botë nga pandemia ndërsa së fundmi çdo ditë raportohen 79,000 raste të reja me COVID-19. Kapacitetet në spitale janë drejt kolapsit dhe tashmë pacientët po kurohen në shtëpi me bombula oksigjeni.
Një gazetar teksa ishte në lidhje “live” ka treguar mënyrën sesi një paciente me Covid merr oksigjen përmes dritares së spitalit me anë të një tubi që lidhet me dhomën ku janë vendosur pajisjet e oksigjenit, teksa ndodhet në korridorin e spitalit.
Brazili është në mes të një vale të tretë të koronavirusit ku situata mbi Covid -19 ka dalë jashtë kontrollit.
Mbrëmjen e së enjtes Ministria e Shëndetësisë në Brazil njoftoi shifrën alarmante të më shumë se 100,000 rasteve të reja Covid-19 të konfirmuara në një ditë të vetme, shifra më e lartë e vendit që nga fillimi i pandemisë.Java e fundit ka shënuar edhe numrin më të lartë të infektimeve në vend.
Deri më tani, sipas të dhënave zyrtare, një total prej 303,462 njerëz kanë vdekur në vend nga virusi.
Presidenti i Brazlit Jair Bolsonaro ka thënë se vendi ka bërë gjithçka që mundet përballë pandemisë dhe ka kritikuar masat bllokuese, duke thënë se ato i bëjnë më shumë dëm ekonomisë sesa virusit.
Klikoni këtu për të parë videon