Tirana
few clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
57 %
4.6kmh
20 %
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
27 °
Mër
26 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

E PAZAKONTË/ Kishin shkuar me pushime, gruaja kafshohet nga ariu benda tualetit

spot_img

Lajme të ngjashëm

de4a66c7e7874fef607d2d2d1c1922b3

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Alaskë, ku një grua është kafshuar nga ariu teksa kishte shkuar në tualet.

Gruaja Shannon Stevens tha se është sulmuar nga ariu sapo ishte ulur në tualet.

Shannon së bashku me vëllain dhe të dashurën e vëllait kishin shkuar për të kaluar një ditë të qetë afër Liqenit Chilkat, në juglindje të Alaskës, ku edhe është sulmuar nga ariu.

“Unë dola atje dhe u ula në tualet dhe menjëherë diçka kafshoi prapanicën time ndërsa isha ulur”, tha Shannon. “U ngrita shpejt dhe bërtita”.

Eriku dëgjoi të bërtiturat dhe shkoi në ambientet e jashtme, rreth 150 metra larg saj. Kur mbërriti atje pa ariun që ishte në tualet që kishte sulmuar motrën e tij.

Ata në fillim menduan se ajo ishte kafshuar nga një ketër ose një vizon, ose diçka e vogël, dhe nuk kishin menduar kurrë se do të ishte një ari.

“Hapa tualetin dhe aty pashë një fytyrë ariu tamam aty në nivelin e ulëses së tualetit,” tha ai shkruan BBC.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img