Hapësire reklamuese

Bota

E PAZAKONTË: Kërcënuan nipërit, arrestohen dy gjyshërit 80 vjeçar

Shkruar nga Newsbomb

Dy gjyshër më shumë se 80 vjeç u arrestuan në Genova në Itali pasi kanë kërcënuar nipërit e tyre, raportojnë mediat italiane.

Megjithëse prokurori i liroi pas kërcënimit, për ngjarjen u tha se ka nisur dy vite më parë.

Arsyeja e kërcënimit është një trashëgimi e kontestuar, e lënë nga një hajdut që ka vdekur, dhe që ka qenë djali i dy gjyshërve të moshuar.

Ai (hajduti) kishte lënë një trashëgimi prej 200 mijë eurosh për të cilën kujdeseshin prindërit e tij. Pas vdekjes, nëna e grabitësit tërheq të gjitha paratë duke lënë nipërit e saj pa asnjë kokërr leku.

Këta të fundit shkojnë te gjyshërit dhe kërkojnë pjesën e tyre të trashëgimisë.

“Nuk kam para – përsëriste gjithmonë gjyshja – edhe ato pak që kam dua t’ja jap Zonjës (Kishës).

Kontestimi për paratë vazhdon deri dy ditë më parë. Dy nipërit, shoqërojnë motrën e gjyshes së tyre drejt një azili pleqsh. Brenda makinës, kishte edhe 150 mijë euro.

Atëherë, të dy kthehen e kërkojnë paratë, por kërcënohen nga gjyshërit.

Tashmë sipas medias italiane, pritet përfundimi i hetimeve nga prokuroria.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.