Një ngjarje aspak e zakontë është bërë hit në rrjetet sociale pas publikimit të letrës që një ‘hajdut’ i kishte lënë një drejtuesi pasi i kishte vjedhur diçka në makinë.
Bëhet fjalë pikërisht për një çokollatë Kit-Kat.
“E pashë këtë Kit-Kat në mbajtësen e gotës. E dua shumë këtë çokollatë dhe e provova derën nuk ishte e mbyllur. Nuk kam marrë asgjë tjetër përveç kësaj. Të kërkoj falje, isha i uritur”. Ka mjaftuar kaq që komentuesit të shpërthejnë tksa shkruajnë se edhe ata do të bënin të njëjtën gjë.