Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
49 %
2.1kmh
0 %
Sht
18 °
Die
19 °
Hën
15 °
Mar
12 °
Mër
11 °
E shtunë, 25 Mars, 2023

E pazakontë, hajdutët  kthejnë “plaçkat” dhe u kërkojnë falje pronarëve, kuptuan se kishin ngatërruar adresë

Lajme të ngjashëm

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali. Mediet e vendit fqinj raportojnë se mbrëmjen e së martës, katër persona të mbuluar me kapuç hynë fshehurazi në një shtëpi ku ndodheshin dy të moshuar.

Hajdutët mbyllën çiftin në një dhomë, duke i kërcënuar me armë dhe levë, ndërsa u futën në bodrumin e shtëpisë duke kërkuar për diçka specifike.Më pas autorët e kuptuan se në bodrum kishte vetëm kuti të vjetra dhe u rikthyen në dhomën ku kishin mbyllur çiftin e të moshuarve, duke u shpjeguar se ishin të bindur që shtëpia i përkiste një avokati të njohur.

Kur ata e kuptuan se kishin ngatërruar adresë, hajdutët i kërkuan falje të moshuarve, si dhe iu kthyen edhe disa bizhuteri që kishin gjetur në shtëpi.Madje njëri prej tyre u rikthye në bodrum dhe pastroi rrëmujën që lanë pas. Tashmë Policia e Firences po heton historinë dhe rastin e çuditshëm të hajdutëve.

Më shumë