Tirana
mist
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
94 %
1.5kmh
100 %
Die
32 °
Hën
35 °
Mar
37 °
Mër
36 °
Enj
34 °
E diel, 26 Qershor, 2022
spot_img

E pazakontë/ Dy vajza të mbuluara në shfaqjen për “kurvat”, flet Mustafa Nano: E pamundur të vijnë të dëgjojnë për orgazmën (Si u tremb publiku)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pak ditë më parë salla e Teatrit Eksperimental ‘Kujtim Spahivogli’ ishte mbushur plot për të ndjekur shfaqjen me titull provokativ të analistit Mustafa Nano, “Nuk ka kurva në këtë botë”.

albsig

spring

Ndërsa analisti performonte në skenë i veshur mjaft sportiv, publiku në sallë ishte i përbërë më shumë nga vajza dhe gra. Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte prania e dy spektatoreve të mbuluara. Ndërsa instiktivisht lind pyetja se si ka mundësi që dy myslimane të devotshme, të paktën këtë përshtypje të lë pamja e tyre të shkojnë dhe të dëgjojnë në teatër me kërshëri një mashkull që flet për orgazmën?  

Në fakt kjo i ka bërë përshtypje edhe Nanos, i cili ka folur për gazetën “Panorama”.

“Po është e vërtetë ishin në shfaqje dy vajza të mbuluara, por askush nuk i ka fotografuar. Pyeta nja dy të afërm të mitë dhe të gjithë më thanë se nuk u kishte shkuar mendja t’i fotografonin. Ishin si të hutuar nga ajo ngjarje. Ato ishin çupa të reja. Ata që ishin pranë tyre i kishin dëgjuar të qeshnin sidomos me momentet e nxehta të show-t kur unë flisja për seksin, orgazmën, përvojën time seksuale”, shpehet ai.

Analisti shton më tej se të pranishmit ishin trembur nga prania e këtyre vajzave se diçka e keqe mund të ndodhte. “Kjo nuk është një ngjarje e zakontë. Dy vajza të mbuluara nuk duken kurrë në një sallë teatri, madje ato ishin edhe të mbuluara krejt me burka dhe sigurisht që kjo i ka trembur se mendja u ka shkuar se diçka e keqe mund të ndodhte’, tha Nano, duke shtuar në fund se vajzat mund të jenë bërë myslimane me pahir.  

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img