Tirana
clear sky
6.5 ° C
6.5 °
6.5 °
93 %
1.5kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
21 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

E PAZAKONTË/ Ambasada e SHBA ‘biznes’ online, hap ankand ku shet mobilje, pajisje shtëpiake…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

899b51dedc5af5086224970c133f8ca5

Një postim i pazakontë ky i ambasadës amerikanë në Tiranë e cila në një njoftim në rrjete sociale bën me dije se ka hapur një ankand online përmes të cilit do të shesë mobilje, pajisje shtëpiake, pajisje kompjuterike dhe artikuj të tjerë.

Në këtë situatë në të cilët ndodhet vendi ynë ku janë shënuar 55 të infektuar dhe 2 viktima prej COVID-19 ambasada duket se ka gjetur një mënyrë të re për të shpenzuar kohën e izolimit.

Në adresën e ambasadës paraqitet linku dhe informacionet e nevojshme për të gjithë ata që janë të interesuar të bëhen pjesë e ankandeve të cilët siç thuhet në njoftim do të aktivizohen për një periudhë kohore me afate të përcaktuara qartë.

Por në linkun e paraqitur vihet re se ankandet do të hapen nga të gjitha ambasadat e SHBA, të cilat do të shesin artikujt e tepërt. Siç duket ky do të jetë “biznesi” i ri i ambasadave të SHBA.

Postimi i ambasadës:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë shet mobilje dhe pajisje shtëpiake, pajisje kompjuterike dhe artikuj të tjerë nëpërmjet ankandit “online” në këtë adresë ? https://online-auction.state.gov/sq-AL
Lexoni rregullat dhe kushtet e ankandit duke klikuar këtu ? https://goo.gl/fk3ReE.

Ambasadat e SH.B.A. shesin artikuj të tepërt nëpermjet Ankandit Elektronik të bazuar në rrjetin e internetit. Çdo ankand do të aktivizohet për një periudhë kohore me afate të përcaktuara qartë.

Ky informacion është i disponueshëm në panelin e informacionit të aplikacionit në internet. Zakonisht do të jetë aktiv nga e hëna në të premte për një periudhë dy javore. Përgjatë kësaj periudhe ju mund të merrni pjesë aktive dhe të ofroni ofertat tuaj për artikujt e tepërt.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img