Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
3.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

E PAZAKONTË/ 20 djem pa maska rrethojnë policët, njëri përpiqet t’u rrëmbejë pistoletën e shërbimit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

1fb03cdbb331ef519147f191cf3a384e

Një grup të rinjsh kanë rrethuar policët, të cilët po përpiqeshin t’i shpërndanin, pasi nuk kishin vendosur maska.

Njëri prej tyre u përpoq të rrëmbente armën nga këllëfi i një efektivi dhe një tjetër u përpoq të godiste një polic me kokë.

Sulmi ndaj policisë ndodhi nga një grup adoleshentësh, të gjithë të mitur dhe të huaj, në rrethin Aurora në Torino.

Banorët e zonës telefonuan karabinierët, pasi të rinjtë po bënin zhurma bezdisëse për njerëzit.

Megjithatë, policët u gjendën të rrethuar nga rreth njëzet djem. Ata të gjithë nuk pranuan të mbanin maskën mbrojtëse të koronavirusit. Përforcimet mbërritën në vendngjarje dhe në fund katër të rinj, dy të mitur dhe dy të rritur u arrestuan. Dje gjykatësi vendosi të lirojë tre prej tyre, ndërsa i katër të tjerë në arrest shtëpiak.

Të katër djemtë akuzohen për rezistencë, plagosje dhe grabitje në tentativë. I njëjti grup djemsh është gjithashtu nën hetim për sulmin ndaj një i riu iranian, i sulmuar në mbrëmjen e 4 shkurtit dhe përfundoi në spital me hundë të thyer.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img