Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
87 %
0kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
Hën
17 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

E PAZAKONTË/ 112-vjeçaren në Kuçovë e çregjistrojnë pa njoftuar familjen, ajo gëzon shëndet të mirë dhe punon akoma

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

736765fe4d53dcff3571b2aa9d7e4ae6

Qamile Marra është 112 vjeç dhe jeton në fshatin Ferras të Njësisë Administrative Kozare në qytetin e Kuçovës.

Ajo ka lindur me 19 gusht të vitit 1909 dhe vijon akoma të jetë e fortë dhe të punojë.

Nënë Qamilja jeton në këtë fshat që prej ditës kur është martuar e deri më sot dhe ka lindur 6 fëmijë.

Ajo vijon akoma të bëjë punët e shtëpisë dhe të kujdeset për gjënë e gjallë.

Në një intervistë për Neës 24, e moshuara ka treguar jetën e saj. Nënë Qamilja pohon se ajo kujdeset vetë për veten e saj që nga larja, krehja e deri tek larja me dorë e rrobave të saj, të cilat nuk do në asnjë mënyrë t’i fusë në lavatriçe. Asaj i ka vdekur burri në një moshë të re dhe ka përjetuar edhe vdekjen e një djali dhe një nipi.

E pyetur për pandeminë, ajo ka thënë se nuk ka frikë nga koronavirusi. “Jeta është e shkruar nga Zoti, ka rënë kjo kolera dhe të gjithë janë trembur për jetën, por ne jemi kurbanë të perëndisë”, shprehet ajo.

Djali i saj Hesen Marra, tregon se nëna e tij edhe pse gëzon shëndet të mirë, çuditërisht prej disa vitesh është çregjistruar nga regjistri i gjendjes civile dhe kjo ka ndodhur pa i njoftuar fare familjarët.

“Me të ardhurat që sigurojmë e kam tejet të vështirë mbajtjen e familjes dhe pagesat e detyrimeve në shtet. Kurse prodhimet e tokës, ku kam mbjellë edhe disa pemë frutore, nuk më sigurojnë asnjë fitim përveçse humbje, kjo për shkak të mungesës së tregut”, shprehet ai.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img