Tirana
broken clouds
24 ° C
24 °
24 °
35 %
4.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

E pastër në të tre kriteret, konfirmohet në detyrë kryeprokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj

spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokurorja Elisabeta Imeraj konfirmohet në detyrë nga vettingu, pasi ka rezultuar e pastër në të treja kriteret e vlerësimit: pastërtia e figurës, aftësitë profesionale dhe pasuria.

Ky vendim është marrë pak minuta më parë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Pak ditë më parë Imeraj është përzgjedhur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë  si kryetare të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ajo do të mbajë këtë detyrë për një mandate tre vjeçar.

Imeraj u konfirmua sot unanimisht në detyrë. Trupa gjykuese e KPK-së (shkalla e parë e vettingut) e përbërë nga Olsi Komici kryesues, Roland Ilia relator dhe Suela Zhegu anëtare, shpalli të enjten vendimin për kreun e prokurorisë së Tiranës.

Elisabeta Imeraj përfundoi Shkollën e Magjistraturës në vitin 2005 dhe punoi për 13 vite si prokurore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Në gusht 2018, ajo u komandua si drejtuese e Prokurorisë së Tiranës, ndërkohë që kishte kandiduar për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img