Tirana
clear sky
18 ° C
18 °
18 °
82 %
1kmh
0 %
Mar
26 °
Mër
20 °
Enj
20 °
Pre
21 °
Sht
19 °
E martë, 11 Maj, 2021
spot_img

“E pashë me kapuç në diell”, Rama reagon për filmimin e Metës në Gjirin e Lalzit: Takon subjektet e OFL-së

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit në media të një fotografie të presidentit Ilir Meta me një person që aludohej se është subjekt i “Operacionit Forca e Ligjit”.

Gjatë fjalës së tij në një takim elektoral në Pogradec, Rama tha se kishte parë Metën që ndonëse në kohë me diell, mbante kapuç. “Kështu është kur takon subjektet e OFL-së”, tha Rama.

Disa media publikuan sot një fotografi të presidentit Ilir Meta, i veshur me xhup me kapuç teksa fliste me një person. Fotografia u tha se është pjesë e një video të realizuar në Gjirin e Lalzit, dhe personi me të cilin meta fliste është një “kriminel”.

“Presidentin e pashë në një foto me kapuç. Dielli shkëlqente por ai ishte me kapuç. Kështu është kur takon subjektet e OFL-së. Ai thotë më kapën patronazhistët, por ne s’kemi nevojë të dimë mendimet e Ilir Metës. Unë ia di mendimet atij pa folur fare. Kjo që po bëjnë është një alibi për atë që do u ndodhë në 25 prill. Mos shihni as sondazhe dhe mos e lodhni kokën fare me këto që ndodhin lart e poshtë. Kush është dakort me mua, të bëjë atë që duhet, të mos lërë njeri pa e çuar te qendra e votimit”, deklaroi Rama.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img