Tirana
clear sky
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
77 %
0.5kmh
0 %
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
42 °
Pre
33 °
Sht
36 °
E martë, 3 Gusht, 2021

“E pashë duke u përpëlitur”, Erlind Peka tregon momentet e para pas vrasjes së Mehmet Qemës: Asnjë aty nuk e ndihmoi

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Vrasja e 27-vjeçarit Mehmet Qema te rruga “5 maji” tronditi mbrëmë gjithë Tiranën ndërsa sot shumë detaje të reja kanë dalë në dritë.

Erlind Peka, është personi që dërgoi në spital Mehmet Qamën. Ai ka treguar në polici se Marjus Dema ia kishte drejtuar disa herë pistoletën Mehmetit.

Më tej ai ka thënë se momentin kur e qëlloi nuk e kishte parë, pasi ishte brenda në lokal dhe doli kur dëgjoi të shtënë arme. Pas kësaj ai ka shtuar se e pa viktimën duke u përpëlitur në tokë dhe duke humbur shumë gjak.

“Në atë moment e mora në krah dhe nuk u ndihmova nga asnjë prej personaveishin prezent, pasi ata ishin të traumatizuar. Edhe unë vetë isha në gjendje të rënduar psikologjike kur e transportova për në spital”, ka thënë Peka.

Mjetin me të cilin transportoi viktimën e braktisi përball spitalit të burgut dhe u largua nga spitali. Erlind Peka, tashmë është arrestuar dhe ndaj tij është ngritur akuza e moskallëzimit të krimit.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img