Tirana
overcast clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
55 %
1kmh
90 %
Die
20 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
21 °
E diel, 17 Tetor, 2021
spot_img

E paralajmëroi Braçe, Shoqata e Fermerëve të Divjakës vendos të rrisë çmimet e qepës dhe patates

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

41f333f39b0a1416905cbd8f6c9c8812

Zv.Kryeministri Erion Braçe ditën e djeshme foli për vjedhjen që u bëhet fermerëve të Divjakës, pasi qepa dhe patatja blihen me çmime të ulëta në Divjakë dhe shiten rreth 8 herë më shumë në Tiranë.

Braçe paralajmëroi ditën e djeshme se do të merreshin masa që qytetarët dhe fermerët të mos vidheshin nga tregtarët që kërkonin të përfitonin në kurriz të tyre, ndërsa ditën e sotme Shoqata e Fermerëve të divjakës ka vendosur të rrisë çmimet.

Nga 15 lekë/kg që ishte qepa ditën e djeshme, sot çmimi është 40 lekë/kg. E njëjta gjë ka ndodhur me çmimin e patates, pasi nga 20 lekë/kg, ditën e sotme patatja në Divjakë shitet me 40 lekë/kg.

Zv.Kryeminsitri Braçe u ka bërë thirrje qytetarëve që të blejnë direkt në divjakë, në mënyrë që tregtarët që abuzojnë me çmimet të mos përfitojnë më në kurriz të tyre.

Postimi i Braçes:

KETO JANE CMIMET E

QEPES E PATATES; PREJ MENGJESIT TE SOTEM, BUJQIT E DIVJAKES KANE VENDOSUR:

CMIMI I QEPES SE THATE: 40 LEKE/KG

CMIMI I PATATES SE RE: 40 LEKE/KG

Boll tregtaret morren mall pa leke ne #Divjake duke u pasuruar ne kurriz te bujqve.

Blini direkt ne #Divjake! Mos blini ne dore te dyte e te trete! Ejani ne #Divjake e merrni mallin drejtperdrejte me keto cmime!

Capture.PNG

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img