Familja e Astrit Metos mbeti dje në qiell të hapura për shkak se shtëpia ku ai jetonte bashke me gruan dhe dy fëmijët e mitur u shkrumbua nga zjarri.
Newsbomb.al publikoi dje një video të kryefamiljarit, i cili qante në murin e shtëpisë së djegur. Ngjarja e rëndë dhe reagimi i fortë në rrjetet sociale, ka vënë në lëvizje autoritetet shtetërore që kanë nisur punën për ndërtimin e shtëpisë së re.
Punonjësit e institucioneve përgjegjëse kanë shkuar sot në fshatin Mbrostar Ura në Fier dhe kanë nisur menjëherë punën për ndërtimin e shtëpisë së re. Ndërkohë, familja Metua është në kujdesin e shërbimit social deri në ndërtimin e shtëpisë.