Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

E PAPRITUR/ Yuri Kim dhe Meta mbledhin në Presidencë “kokat” e politikës, Ramën, Bashën, Peleshin dhe Çuçin (JA PËRSE DISKUTOHET)

Shkruar nga Newsbomb

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka mbledhur në një takim në Presidencë kryeministrin Edi Rama, kryetarin e PD Lulzim Basha, ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi dhe atë të Brendshëm Bledi Çuçi.

Takimi po zhvillohet në këto momente, ndërsa fokusi i bisedimeve do të jetë fillimi i një prej stërvitjeve më të mëdha të ushtrisë amerikane në Evropë, “Defender Europe 21” në Shqipëri. 

Stërvitja “Defender Europe 21” do të drejtohet nga Ushtria e SHBA në Europë dhe do të përfshijë 30 mijë trupa nga 26 vende të ndryshme.

Rreth 6 mijë ushtarë pritet të kalojnë edhe në Shqipëri duke filluar nga java e ardhshme dhe në muajt maj e qershor.

Këta ushtarë do të stërviten në bazat kryesore ushtarake të vendit tonë.


Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll