Hapësire reklamuese

Sporti

E papritur/ UEFA gjobit Shqipërinë me 44 mijë euro

Shkruar nga Newsbomb
E papritur/ UEFA gjobit Shqipërinë me 44 mijë euro

UEFA ka gjobitur Federatën Shqiptare të Futbollit me 44 mijë euro. Vendimi është bërë publik ditën e sotme në faqen zyrtare nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s.

Shkak i gjobës është bërë ndeshja mes Shqipërisë dhe Polonisë që u zhvillua më 10 shtator në stadiumin “Air Albania” në Tiranë për kualifikimet e “Euro 2024”.

FSHF-ja ka marrë 30 mijë euro gjobë për ndezjen e fishekzjarrëve, hedhjen e sendeve të ndryshme që ndikuan në zhvillimin e ndeshjes.

UEFA nuk është ndalur me kaq, por ka urdhëruar edhe mbylljen e pjesshme të stadiumit të Federatës Shqiptare të Futbollit (dmth të gjithë tribunës veriore dhe jugore), për një periudhë provuese prej dyvitesh, duke filluar nga data e këtij vendimi.

Ndërsa me 14 mijë euro të tjera, FSHF-ja është gjobitur për bllokimin e rrugëve publike.

UEFA gjithashtu ka paralajmëruar Federatën Shqiptare të Futbollit për sjelljen e pahijshme të skuadrës së saj, për reklamimin e ndaluar të sponsorëve në çanta, për mosrespektimin e kërkesave minimale mjekësore, për organizimin e pamjaftueshëm dhe moszbatimin e një strategjie të duhur të ndarjes së biletave dhe për mediat e paautorizuara në fushë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese