Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

E papritur/ Tre hyrje të reja në Big Brother Vip

Shkruar nga Newsbomb

Hyrjet e reja në shtëpinë e Big Brother Vip nuk kanë të sosur. Vetëm këtë mbrëmje pritet të bëhen pjesë edhe tre banorë të rinj.

Tashmë pritet që në orët në vijim të zbulohen identitetet e personazheve, pasi Ledioni zgjodhi të mos ndajë më shumë detaje.

“Këta të rinjtë mund të bëjnë namin, përderisa këta që kemi nuk po bëjnë asgjë”, tha moderatori.

Një ndër banoret që do t’i bashkohet shtëpisë së BBVA është Renee, vajza e aktores shumë të njohur dhe të dashur për shumë role në filmat shqiptar, Julia Ilirjani dhe gjithashtu është mbesa e influencuesit të modës, Elton Ilirjanit.

Renee dhe Julia Ilirjani ne nje nga videot e publikuara ne Tik Tok

Prej shumë vitesh Renee jeton sëbashku me mamanë e saj, Julian ne NewYork dhe ajo për të cilën Renee njihet është karakteri i saj moskokëçarëse.

Për shumë përdorues të platformës TikTok ajo është e njohur për videot e saja virale ku flet për tema të ndryshme dhe nuk ngurron të jap mendimin dhe deklarata të shumta për çdo situatë.

Vetë Renee në një video në TikTok ka konfirmuar lajmin për hyrjen në Big Brother Vip Albania, duke thënë se pret që të gjithë të shikojnë Primen e Big Brotheër Vip nesër më 24 shkurt.

“Dua që ju të shikon Big Brother nesër, 24 shkurt, faleminderit shumë” – thotë Renee në videon e publikuar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese