Hapësire reklamuese

Aktualitet

E PAPRITUR/ Shtyhet mbledhja e PS-së për listën e kandidatëve për deputet

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama

Mbledhja e Partisë Socialiste për listën e kandidatëve për deputetë është shtyrë.

Mësohet se ishte parashikuar që të bëhej sot në orën 18:00, por është shtyrë për një orë më vonë.

Akoma nuk dihen arsyet e kësaj shtyrjeje, ndërkohë që kryeministri Edi Rama është parë që të futet në selinë e PS-së gjatë pasdites së sotme. Mësohet se drejtuesit politikë nuk do të jenë të parët në listat e qarqeve.

Burime të besueshme i thanë Newsbomb.al se pjesa më e madhe e listave ka përfunduar ndërkohë që do të vendosen detajet e fundit të emrave.

Ajo që dihet me siguri është se drejtuesit politikë të qarqeve do të jenë në “vijën e zjarrit”, që do të thotë në kufijtë e listave, aty ku PS pretendon të marrë mandatin e fundit.

Kështu, Ilir Beqja në Shkodër do të vendoset i katërti në listë; Gramoz Ruçi në Fier do të jetë në numrin 10 të listës së deputetëve; Taulat Balla në Elbasan pritet të jetë në vendin e tetë, duke pretenduar se kaq mandate do të marrë PS në atë qark.

Olta Xhacka në Dibër besohet se do të jetë në vendin e tretë, ndërkohë që Damian Gjiknuri “shpëton” nga kjo skemë meqë Rama vetë ka shpallur se do të jetë në dy qarqe, në Vlorë dhe në Durrës.

Niko Peleshi, drejtues i qarkut të Korçës, do të jetë numri 6 në listë. Për Bledi Cucin, ende nuk është vendosur se varet shumë se ku do të jetë Vangjel Tavo, në listën e PD apo do të jetë më vete me LSI. Nëse LSI del vetëm, atëherë Çuçi do të jetë I dyti në listë, në të kundërt, në vendin e tretë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu