Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

E PAPRITUR/ SHBA ‘godet sërish’, i refuzon vizën prokurorit të shtetit

Shkruar nga Newsbomb
Godina e Departamentit Amerikan të Shtetit

Prokurori i Shtetit në Kosovë Paulin Pashku iu refuzua viza për të hyrë në SHBA.

Zyrtari i akuzës kërkonte të pajisej me vizë amerikane për të ndjekur studimet e larta në Universitetin ‘’Wake Forest’’ në Karolinën e Veriut.

Lajmin e zbuloi ‘’Kallxo.com’’, i cili ka kontaktuar me zotin Pashku. Ai tregoi argumentin se përse SHBA-ja i ka mohuar qëndrimin në territorin amerikan.

’Viza më është refuzuar me arsyetimin se nuk kam ofruar garanci se do të kthehem në Kosovës. Me sa di unë, jam prokurori i parë që i ndodhë një gjë e tillë”, tha Pashku.

Këshilli Prokurorial i Kosovës konfirmoi në 3 korrik që Paulin Pashku dhe kolegu i tij Arben Hoti të ndiqnin studimet të larta në SHBA me garanci për t’u kthyer sërish në detyrën e prokurorit.

Nga kontakti që ‘’Kallxo.com’’ pati me KPK-në dhe Ambasadën Amerikane në Kosovë nuk është marrë asnjë përgjigje.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll