Hapësire reklamuese

Showbiz

E papritur: Rudina Xhunga rikthehet në “Top Channel”, ja kë do zëvendësojë

Shkruar nga Newsbomb

Gazetarja e njohur Rudina Xhunga pritet të rikthehet në “Top Channel”.

Lëvizja e papritur vjen në një kohë kur ekranet e mëdha shqiptare janë përfshirë në një “merkato” gazetarësh dhe moderatorësh, ku ndër to më e bujshme ishte braktisja e televizionit Klan nga Blendi Fevziu për Top Channel, por moderatori i “Opinion”zgjodhi të qëndrojë.

Tashmë sipas gazetës Bordo, drejtori i TCh, Ben Blushi dëshiron të afrojë Rudina Xhungën, në një mision për të ngritur me çdo kusht audiencën dhe rikthyer Top-in në krye.

Gazetarja ka drejtuar më parë emsionin “Shqip” në Top Channel dhe më pas “Dritare” në Vizion Plus, por sipas të njëjtave burime, Xhunga do të rikthehet në shtator në TCh duke i zënë vendin emisionit “Të Paekspozuarit” që u shfaq së fundmi në këtë ekran drejtuar nga gazetari Ylli Rakipi. Ndërsa ky i fundit nuk dihet nëse do të vijojë të qëndrojë te Top-i, apo zhvendoset diku tjetër.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll