Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
82 %
0.5kmh
0 %
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
22 °
E martë, 28 Shtator, 2021
spot_img

E PAPRITUR/ PS tërheq kandidatin e saj në Kavajë, Rama jep lajmin: Do bëj çmos që PD-ja të hyjë në zgjedhje

spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia Socialiste tërheq kandidatin e saj në Kavajë. Lajmin e bën me dije Rama në një konferencë për shtyp ku ka deklaruar se do bëjë gjithçka që PD-ja të hyjë në zgjedhje.

“Kavaja nuk do bëhet sheshi për një përshesh të neveritshëm që PD po gatuan për turpin e saj më të madh. Turpi le t’i mbetet PD. I kam sugjeruar kandidatit tonë të tërhiqet nga gara e të dielës dhe do i kërkoj edhe kandidatit tjetër shumë miqësisht. Vjen një moment për të luajtur garën por ky moment nuk është Kavaja deri në 7 maj unë do përqëndrohem të bind PD-në të bëhet pjesë e zgjedhjeve”, tha Rama.

Më shumë nga fjala e kryeministrit:

“Dua të jem i sinqertë me ju, ka një plan për destabilitet të këtij vendi që çadra është ngritur për ta vënë në jetë këtë plan, këto nuk janë me hamendje janë fakt por Shqipëria nuk do destabilizohet nga ky plan, do e çojmë në dështimin e plotë, këtë ua siguroj të gjithëve.

Sfida jonë nuk është 7 maji i Kavajës, sfida jonë është të shkojmë deri në 18 qershor duke bërë çmos që Shqipërisë mos i hyjë gjemb në këmbë dhe asnjë shqiptar të mos cënohet.

Sfida jonë është që mandatin tjetër për të qeverisur Shqipërinë ta marrim për të treguar që Shqipëria nuk është vetëm e socialistëve por edhe e demokratëve, është atdheu i këtij vendi me shtet mirëqenie e punë, ndaj provokimit të të tmerruarve nga drejtësia që po vjen dhe zgjedhjet që janë në prag ne nuk duhet dhe nuk do i përgjigjemi flakë për flakë.

Kavaja nuk do bëhet sheshi për një përshesh të neveritshëm që PD po gatuan për turpin e saj më të madh. Turpi le t’i mbetet PD. I kam sugjeruar kandidatit tonë të tërhiqet nga gara e të dielës dhe do i kërkoj edhe kandidatit tjetër shumë miqësisht. Vjen një moment për të luajtur garën por ky moment nuk është Kavaja deri në 7 maj unë do përqëndrohem të bind PD-në të bëhet pjesë e zgjedhjeve.

Ia kam komunikuar edhe miqve të Shqipërisë, që mos e lemë PD të kthet në në një shkelëse të dhunshme. Të pengosh njerëzit të votojnë është krim i rëndë, dhe nuk duhet dhe nuk do ta lejojmë të kryhet, nuk do e lejojmë ne dhe askush nga vendet e lira ku bëjmë pjesë. 

Më shumë

spot_img