Tirana
clear sky
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
34 %
2.1kmh
0 %
Sht
37 °
Die
37 °
Hën
36 °
Mar
37 °
Mër
36 °
E shtunë, 2 Korrik, 2022
spot_img

E papritur në prag të Liverpool – Real Madrid, shtyhet finalja e madhe e Champions League

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Liverpool dhe Real Madrid luajnë mbrëmjen e sotme në përballjen epike që do vendosë kampionin e ri të Europës. Los Blancos luftojnë për të fituar për herë të 14 Champions League, ndërsa Liverpool e kërkon për herë të 7.

Titullarët e sfidës janë bërë të ditur nga të dy kampet. Te Liverpool bie në sy se Klopp ka vendosur si titullarë Thiagon dhe Fabinhon, të cilët kanë pasur probleme dëmtimi së fundmi. Ancelotti në anën tjetër i publikoi të besuarit e tij më shumë se 2 orë para fillimit të takimit.

albsig

spring

Por teksa gjithë sytë e botës janë nga finalja e Champion League, UEFA njofton se ndeshja është shtyrë me 15 minuta dhe do të startojë në orën 21.15. Kjo për shkak se hyrja e tifozëve nuk ka përfunduar e gjitha dhe të shumtë janë ata që kanë krijuar trazira pa pasur bileta.

Pamjet që vijnë nga Parisi tregojnë një kaos dhe një organizim të keq nga ana e organizatorëve, pasi kjo është hera e parë që një finale e Champion nuk fillon në kohën kur është programuar. Lojtarët kanë dalë përsëri në nxemje dhe gjasat janë që shtyrja t’i kalojë 15 minutat.

UEFA vetë ka njoftuar pak më parë se për arsye sigurie finalja do të shtyhet me 15 minuta. Mirëpo, në rrjetet sociale kanë nisur akuzat ndaj institucionit të futbollit botëror, pasi duhet të ishin marrë masa për një event sportiv të përmasave të tilla.

Policia franceze ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë tifozët “e kuq” të Liverpool, të cilët kanë tentuar të futen në “Stade de France” edhe pa bileta. Nga ajo që raportojnë mediat e huaja, të ndodhura në Paris, numri i mbështetësve të Liverpool është më i lartë se ai i Real Madrid.

Kjo finale ishte planifikuar të luhej në Shën Petersburg të Rusisë, por për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, UEFA vendosi që finalja të luhej në Francë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img