Ndahet nga jeta parakohe kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës Haxhi Memolla.
Memolla ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare. Sipas të dhënave paraprake, kryebashkiaku socialist ka pësuar infarkt. Memolla u zgjodh kryetar i bashkisë së Rrogozhinës në zgjedhjet e 30 qershorit 2019.
Kryebashkiaku njihej edhe si biznesmen. Ai ishte pronar i restorant “Memolla” në Rrogozhinë.
Kryebashkiaku i PS ishte i martuar dhe babai i tre fëmijëve, dy djemve dhe një vajze. Newsbomb.al i shpreh ngushëllimet familjes.
Memolla ka ndwrruar jetë në Peshkopi, pasi kishte shkuar të shihte ndeshjen Korabi – Egnatia.