Hapësire reklamuese

Sporti

E PAPRITUR/ Ka mbajtur stemën e FIFA-s, gjyqtari shqiptar deklaron largimin nga futbolli

Shkruar nga Newsbomb

Gjyqtari anësor, Ermal Barushi e ka mbyllur me gjykimin.

Është vetë Barushi që ka njoftuar largimin e tij nga detyra e anësorit duke u shprehur se ky ka qenë një vendim më I mirë për karrierën e tij. Në të kaluarën ai ka mbajtur edhe stemën e FIFA-s duke gjykuar ndeshje ndërkombëtare. Edhe pse në moshë të re, Barushi ka vendosur t’i thojë “STOP”, me futbollin në rolin e arbitrit anësor, ndërsa do të jetë sërish pjesë e sportit, por me një detyrë të re, ashtu siç lajmëron vetë Barushi.

Statusi i Ermal Barushit:

Gjithçka ka kohën e vet. 24 /12/2019 dita ime e fundit si Arbiter gjithashtu dhe e fundit dite qe mund te mbaje uniformen e Arbitrimit prane Kolegjiumit”Luan Zylfo,,Tirane. Pak shpejte por mbase me mire keshtu. Eshte e pamundur te shprehem ne pak fjale ate qe ndjej dhe ate qe kam perfaqesuar. Di te them vetem qe dashuria dhe pasioni im per Arbitrimin nuk mbaron.Kjo është arsyeja pse informova zyrtarisht Presidentin e Shoqates, Kryetaret e Komisioneve dhe Federaten Shqiptare te Futbollit per terheqjen.Ka qenë një vendim i vështirë por jam i bindur se është ai i duhuri. Megjithese ne vitin e fundit ka qenë dëshira shume e madhe për tu kthyer dhe njehere ne nivele te larta nderkombetare jam munduar te plotesoj dhe te zoteroj te gjithe parametrat profesional te kerkuar por kjo nuk paska qene e mjaftuar, shpresoj te mos kene ndikuar faktor te tjere jashte familjes tone te Arbitrimit qe jo pak here ndikojne ne jetet tona profesionale !Eshtë koha e duhur për të dëgjuar mendjen dhe për të pranuar që koha duhet të shpenzohet për diçka tjetër. Ka qenë një udhëtim i gjatë që nga dita ime e pare, gje qe me solli nje ndryshim total ne menyren e jeteses. Kam takuar shumë njerëz të mrekullueshëm në rrugën time, ku shume prej tyre kanë kontribuar në një farë mënyre në zhvillimin tim profesional. Petrit Qendro, profesor Kotherja,Pregja, Hoxha,Brahja,Zajmi etj, nje respekt te vecante per zotin Velcani, dhe natyrisht zotin Allkja qe nuk eshte me midis nesh. Koleget e rretheve e ne vecanti ata qe kam pasur nderin te Arbitroj dhe qe jane padyshim arbitrat me te mire te ketyre njezet viteve te fundit Jemini, Janku, Jareci, Jorgji, Meta e Pashai. Me ndjese edhe njehere Lorenc Jemini dhe Enea Jorgji dy njerez profesionist miq dhe familjare te mire motivues ne dite te veshtira.

Ne fund koleget e mi te Kolegjiumit te cilet perbejne padyshim ajken e arbitrimit Shqiptar, numer i konsiderueshem ku jane mbi 50% te arbitrave ne te gjithe kategorite si dhe grupin e arbitrave te rinje ku per nje kohe te shkurter dy vjecare u be e mundur si asnjehere me pare nje prezence e jashtezakonshme. Ju jam mirenjohes te gjitheve! Duke parë mbrapa, shoh se kam marrë pjesë në shume ndeshje zyrtare, nga të cilat ne Superligë e ne Kategorite me te ulta, ne shume Finale e Gjysem finale Kupe.Për më tepër, kam pasur kënaqësinë të jem pjesë per shume vite i grupit nderkombetare te Arbitrave te FIFA.Ka pasur shumë përvoja emocionuese dhe të mira ndër vite, ku disa ndeshje janë më të qarta në kujtesë. Disa nga ndeshjet të cilat do ti kujtoj përsëri me kënaqësi debutimi ne Superligë, prezencen time te pare ne arenen nderkombetare dhe padyshim derbin e pare te arbitruar Tirana – Partizani. Do më mungojë patjetër gëzimi dhe lehtësimi mbas perfundihmit te ndeshjeve, mbledhjet grumbullimet, kjo ndjenje pozitive qe me ka shoqeruar per shume vite.

Kjo ndjenjë padyshim që do të më mungojë por rrugëtimi im nuk ndalet këtu, kështu që tani mezi pres të ndjek suksesin tuaj dhe te bej nje hap tjeter ne ambjentin sportiv. Në të njëjtën kohë, kam pasur fatin të kem një familje që më ka mbështetur 100% gjatë gjithë rrugëtimit dhe ka pranuar që kam pasur një hobi ku ndonjehere i kam rene ndesh dhe interesave te tyre. Duke ju falenderuar ju uroj Gezuar Krishlindjet qofte nje vit sa me i mbare per ju ! Faleminderit për përkrahjen !/ Newsport

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll