Hapësire reklamuese

Sporti

E papritur, Gianni de Biasi shkarkohet si trajner i Alaves, zbulohet arsyeja e fortë

Shkruar nga Newsbomb

Ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare Gianni de Biasi nuk ja ka dalë dot me sukses aventurës së tij në La Liga ne drejtim të skuadrës Deportivo Alaves.

Sot ai është shkarkuar në mënyrë të papritur pas 8 ndeshjeve të luajtura, para përfundimit të kontratës me klubin.

Gjithçka ka ardhur si pasojë e rezultateve të dobëta që ekipi bask ka arritur javët e fundit në La liga ku arriti kulmi me humbjen e javës 1-2 me skuadrën Eibar.

Ekipi do të drejtohet momentalisht nga Javier Cabello deri në caktimin e trajnerit të ri. Deportivo Alaves ndodhet në vendin e 19-të të renditjes me vetëm 6 pikë që skuadra i ka marrë nën udhëheqjen e De Biasit. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu