Hapësire reklamuese

Politikë

E papritur/ Fiken dritat gjatë takimit të Belerit me ministrin grek

Shkruar nga Newsbomb
E papritur/ Fiken dritat gjatë takimit të Belerit me ministrin grek

Burime për mediat bëjnë me dije se gjatë takimit të Fredi Belerit me ministri grek Stavros Papastavros në burgun e Durrësit është ndërprerë energjia elektrike.

Mësohet gjithashtu se tentativat e rikthimit të energjisë duke vënë në punë gjeneratorin, nuk patën sukses.

Pas takimit ministri i Shtetit të Greqisë, Stavros Papastavrou mbajti një deklaratë për mediat pas takimit në burgun e Durrësit me Fredi Belerin.

Ai tha se Bashkia e Himarës është e vetmja bashki në Europë që nuk ka kryetar dhe për këtë arsye kërkon që hallkat gjyqësore shqiptare të shprehin dhe të japin drejtësi.

“Kërkojmë që hallkat gjyqësore shqiptare të shprehin dhe të japin drejtësi. Nesër shpresojmë që më në fund drejtësia shqiptare të japi drejtësi për Fredi Belerin”, mësohet të ketë deklaruar ai.

Ndërkohë Beleri po vijon betejën e tij me drejtësinë shqiptare, i cili që prej muajit shtator kërkon të lirohet nga qelia dhe të betohet si kryetar i Himarës përpara këshillit bashkiak.

Fredi Beleri akuzohet për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, pasi i kishte ofruar një bashkëpunëtori të policisë 50 euro për çdo votë që mund të gjente në favor të tij si kryetar i Bashkisë së Himarës. Për të njëjtën vepër penale akuzohet edhe bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi. Fredi Belerit, i cili u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese