E papritur: Detektivët britanikë shumë pranë zbardhjes së misterit të zhdukjes së Madeleine McCann

Publikuar tek: bota, më 20:52 03-06-2020 E papritur: Detektivët britanikë shumë pranë zbardhjes së misterit të zhdukjes së Madeleine McCann Madeleine McCann u zhduk në 2007 në Portugali

Pas plot 13 vitesh hetime në shumë pista dhe vende të botës, me miliona euro të shpenzuara, detektivët mund të jenë shumë pranë zbardhjes së një prej mistereve më të mëdha në Britani, zhdukjen e vogëlushes Madeleine McCann.

Autoritetet që po hetojnë zhdukjen, besojnë se një 43-vjeçar gjerman që aktualisht ndodhet në burg për akzua që s’kanë lidhje me këtë çështje, është personi që rrëmbeu vogëlushen e cila ndodhej me pushime me prindërit dhe dy fëmijët e tjerë në Praia da Luz, Portugali në 3 maj të 2007-ës.

Policia Metropolitane nuk e ka bërë me dije emrin e personit të dyshuar.

Shtetasi me kombësi gjermane ndodhej në të njëjtën zonë, dhe kreu një telefonatë rreth 30 minuta të gjatë para se vogëlushja britanike të zhdukej. Transkripti i telefonatës nuk është zbardhur ende.

Ky person lëvizte me makinë në Portugali tre javë para se të ndodhte zhdukja, dhe besohet të ketë qëndruar aty edhe pas 3 majit. Policia britanike tha se ai e regjistroi makinën e tij në emër të një personi tjetër në Gjermani, dhe ndonëse mjeti ndodhej ende në Portugali.

Autoritete britanike thanë se do të thellojnë hetimet në bashkëpunim me policinë gjermane dhe atë portugeze për ta zbadhur plotësisht ngjarjen, raporton newsbomb.al.

Kate dhe Gerry McCann, prindërit e vogëlushes kanë deklaruar se nuk do të heqin kurrë dorë nga kërkimet për të gjetur vajzën e tyre. Ata shpesh kanë qenë në shënjestër të teorive se mund të kenë gisht në zhdukjen e vajzës së tyre.

Teoritë konspirative përfshijnë në këtë çështje edhe persona të njohur publikë dhe me influencë të madhe, si një rrjet i sofistikuar ndërkombëtar pedofilësh. /Newsbomb.al

dgsdghwerh3eh.jpg

Prindërit e Madeleine McCann bëjnë thirrje për ndihmë, teksa mbajnë në dorë një grafikë se si mund të duket vajza e tyre sot

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098490715026855
array(1) { ["section"]=> string(104) "e-papritur-detektivet-britanike-shume-prane-zbardhjes-se-misterit-te-zhdukjes-se-madeleine-mccann-208961" }