Hapësire reklamuese

Politikë

E PAPRITUR/ Deputeti i PD në Vlorë jep dorëheqje nga mandati

Shkruar nga Newsbomb
E PAPRITUR/ Deputeti i PD në Vlorë jep dorëheqje nga mandati

Deputeti i PD në Vlorë, Fatjon Veizaj ka dhënë dorëheqje nga mandati i deputetit.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Feizaj me anë të një psotimi në rrjetet sociale, ku shkruan se kur fitoi mandatin nuk e kishte menduar kurrë përçarjen brenda opozitës.

Demokrati thotë se refuzon kategorikisht përjashtimet e 4 deputetëve nga Grupi Parlamentar nga Enkelejd Alibeaj, teksa shkruan “duke refuzuar kategorikisht përjashtimet nga njëra anë, por dhe mënyrën e përdorur nga individë të caktuar në kërkim pushteti personal, pa respektuar dinjitetin e deputetëve të zgjedhur  dhe me pasojë thellimin e përçarjes nga ana tjetër, kam vendosur të heq dorë nga mandati i deputetit”.

Kujtojmë që pak ditë më parë Enkelejd Alibeaj përjashtoi nga grupi parlamentar i PD 4 deputetët Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi, Agron Shehaj dhe Tritan Shehu.

Në njoftimin e grupit të Enkelejd Alibeaj thuhej se këta deputetë nuk u distancuan nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike më 8 janar 2021.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq,

Kur pata nderin të zgjidhem deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Vlorës, nuk e kisha menduar kurrë përçarjen e demokratëve. Për fat të keq, prej një viti e gjysëm, Partia Demokratike nuk po ia del t’i japë fund përçarjes. As lidershipi dhe as deputetët e saj nuk po i përgjigjen interesit të demokratëve për ta bërë atë një forcë udhëheqëse, të respektueshme dhe fituese.

Vala e re e përjashtimeve në Partinë Demokratike ishte e tepert. Mund të jetë një vendim taktik në funksion të numrave në grup, por vendimi ul edhe me tepër besueshmërinë dhe seriozitetin për të ardhmen grupimit vendimarrës.

Kanë plot të drejtë demokratet në zemërimin, zhgënjimin, madje edhe sarkazmën e tyre. Të treja këto ndjesi i kam përjetuar gjatë këtyre diteve.

Në këtë kohë të trazuar për Partinë Demokratike, jam përpjekur të mos e ushqej përçarjen, të qendroj pranë zgjedhësve, të respektoj bindjet e tyre, por zhvillimet e fundit kanë treguar se ndarja në Partinë Demokratike është e pakthyeshme.

Duke refuzuar kategorikisht përjashtimet nga njëra anë, por dhe mënyrën e përdorur nga individë të caktuar në kërkim pushteti personal, pa respektuar dinjitetin e deputetëve të zgjedhur  dhe me pasojë thellimin e përçarjes nga ana tjetër, kam vendosur të heq dorë nga mandati i deputetit.

Detyrën time si opozitar do të vazhdoj ta kryej me kohë të plotë, duke punuar me kandidatët e opozitës për një rezultat sa më të mirë në zgjedhjet lokale!

Falenderime për të gjithë ata që më kanë mbështetur në këtë rrugë të pashkelur më parë!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll