Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
30 °
Mër
28 °
Enj
20 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

E PAPRITUR/ Audio-përgjimet, zyrtarët e PD nuk shkojnë në Prokurori

spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy deputetët Enkelejd Alibeaj dhe Ervin Salianji si dhe ekspertin për çështjet ligjore, Gazmend Bardhi nuk do të paraqitet sot në Prokurori ku ishin thirrur oër të dëshmuar.

Mësohet se ata i i kërkojnë Prokurorisë t’i thërrasë në një ditë tjetër, pasi sot duan të marrin pjesë në seancën plenare.

Zyrtarët e PD do të jepnin dëshminë e tyre lidhur me audio-përgjimet e vëllait të ministrit Xhafaj.

Tre zyrtarët u thirrë për t’u paraqitur para Prokurorisë së Krimeve në orën 10:30 të ditës së sotme. Ata do pyeteshin lidhur me publikimin e përgjimit ku PD pretendon se Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, bisedon me një trafikant droge për transportimin e një ngarkese me kanabis drejt Italisë i cilësuar si bashkëpunëtor X.

Agron Xhafaj kallëzoi për shpifje të hënën Alibeajn, Salianjin dhe Bardhin pranë Prokurorisë së Tiranës, duke theksuar se e sajuan këtë material.

Ndërsa ministri Xhafaj deklaroi se zëri që dëgjohet në audio nuk është i vëllait të tij.

Më shumë

spot_img