Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
65 %
1.5kmh
0 %
Enj
15 °
Pre
18 °
Sht
19 °
Die
16 °
Hën
17 °
E enjte, 30 Mars, 2023

E papritur, Albin Kurti heq dorë nga reciprociteti me Serbinë, ja çfarë deklaronte para se të bëhej kryeministër

Lajme të ngjashëm

Qeveria e Albin Kurtit ka hequr sot dorë nga reciprociteti me Serbinë.

Sot, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka deklaruar se nuk ka dashur të vendos menjëherë reciprocitetin me Serbinë, por të shfrytëzojë mekanizmat rajonal që të zgjidhin problemet që ekzistojnë mes Kosovës e Serbisë. Qeveria e Kurtit nuk e sheh reciprocitetin si zgjidhje të mundshme të mosmarrëveshjeve me Serbinë.

Një lajm paradoks në thelb pasi i gjithë aktiviteti politik i Lëvizjes Vetëvendosje që prej themelimit ka qenë i bazuar në nevojën për masa reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Para se Albin Kurti të vinte në pushtet, reciprociteti ishte zotimi më i përsëritur i tij. Edhe para zgjedhjeve të fundit, ai tha se reciprociteti do të ishte çështje ditësh apo javësh kur të ulej në karrigen e kryeministrit.

Pas fitores së madhe në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i kishte thënë agjencisë franceze të lajmeve, AFP se dëshiron t’u japë drejtim të ri bisedimeve me Serbinë, për t’i vendosur të dyja palët në pozita të barabarta.

Kujtojmë që sot Kurti ishte në një takim me ish-kryeministrin Ramush Haradinaj ndërsa në qershor do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për ta rinisur dialogun e bllokuar. 

Më shumë