Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
32 %
3.6kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
17 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

E papritur, aktivisti futet në studio gjatë transmetimit të lajmeve në RTK (FOTO)  

Lajme të ngjashëm

Partia Socialdemokrate ka bërë një aksion gjatë edicionit qendror të lajmeve në Radio Televizionin e Kosovës.  Aktivistë të partisë janë futur brenda studios ku po jepeshin lajmet drejtpërdrejtë,  me një pankartë ku shkruhej “Radio Televizioni i Kurtit”.

Aksionin e ka konfirmuar kryetari i partisë, Dardan Molliqaj, i cili ka thënë se tani e tutje lajmet e televizionit publik, janë lajme të partisë, duke aluduar në Lëvizjen Vetëvendosje.

“Lajmet e televizionit publik tash e tutje janë lajmet e partisë. Redaksia tash është Qeveria. Policia nuk është më veç në rrugë. Ajo vjen përmes filtrave të censurës. Garanton Rilind Gërvalla, drejtor i televizionit, i deleguar nga Partia-Shtet.

Emërimet partiake nëpër ndërmarrje e agjenci janë bërë pjesë e përditshmërisë. Por, ky nuk është emërimi i radhës. Me këtë emërim pushteti na hyn nëpër shtëpi. Për të na treguar si duhet t’i kuptojmë veprimet e tij. Por, qytetarët tanë e kanë kaluar, dhe nuk do të kthehen me në kohërat e errëta ku jeton ky regjim. Liria do t’i gjejë rrugët e saj”, ka shkruar Molliqaj.

Më shumë