Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

E paprecedentë, Policia hyn me forcë në xhami dhe dhunon besimtarët teksa faleshin, i sulmon me spraj piperi (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
E paprecedentë, Policia hyn me forcë në xhami dhe dhunon

Policia turke ka hyrë me forcë brenda një xhamie në vend duke shpërndarë besimtarët që po luteshin aty, në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit.

Turqia ka hyrë në bllokim total për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus, ndaj policia vendase ka hedhur gaz lotsjellës ndaj besimtarëve për t’i shpërndarë. Ata i përkasin një grupimi të quajtur “Furkan”.

Besimtarët janë larguar me forcë, duke thënë se tubimet e tyre të lutjeve ishin një provokim kundër kufizimeve të COVID-19 të vendosura nga qeveria.

Siç shihet dhe në video policia dhunoi një grup njerëzish në xhami në provincën e Gaziantep dhe i nxori me forcë, ndërsa disa bërtisnin: Ne po lexojmë Kur’anin.

Zyra e guvernatorit të Gaziantep tha sot se “76 personat që hynë në tre xhamitë, ishin në hetime të mëparshme nën akuzat e terrorizmit”, shkruan “Reuters”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll