Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
94 %
0.5kmh
75 %
Mar
22 °
Mër
22 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
22 °
E martë, 18 Maj, 2021
spot_img

E PAPRECEDENTË: Në Elbasan nuk nis votimi! Komisionerët e LSI-së nuk shkojnë në qendrat e votimit (Probleme dhe në qytete të tjera)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur sot në Elbasan, por jo vetëm. Mësohet se në një qendër votimi në qytet votimi nuk ka nisur ende edhe pse qytetarët janë paraqitur.

Kryetari i qendrës së votimit, e drejtuar nga Partia Demokratike, ka thënë se votimi në atë qendër në Elbasan nuk ka nisur ende pasi komisioneri i LSI nuk është paraqitur në detyrë. Ai tha se të treja partitë, PD, PS dhe LSI i kanë ndërruar në orët e fundit komisionerët.

Bëhet fjalë për Qendrën e Votimit numër 2351, KZAZ numër 50, në Elbasan.

Por, pavarësisht se është njoftuar, komisioneri i LSI në Elbasan nuk janë paraqitur, duke bërë që votimi të mos nisë. Ndërkohë, mësohet se edhe në disa qendra të tjera votimi në Qarkun e Elbasanit, votimi nuk ka nisur pasi dhe atje komisionerët e LSI nuk janë paraqitur.

Gjithashtu, probleme ka dhe në disa qendra të tjera votimi në qytete të ndryshme të vendit. Në dy qendra votimi në Gjirokastër procesi i votimit ka probleme pasi nuk punojnë mjetet e identifikimit biometrik.

Probleme ka dhe në Shijak. Tre komisionerë të Partisë Socialiste në këtë zonë nuk janë paraqitur në detyrë, duke bërë që të zëvendësohen menjëherë, në mënyrë që procesi të vijojë normalisht.

Edhe në Devoll dhe Pogradec disa komisionerë kanë vendosur të mos paraqiten në qendrat e votimit në momentet e fundit. KZAZ ka marrë masa që ata të zëvendësohen dhe të mos krijohen vonesa, ndërsa nuk dihet se cilave parti iu përkasin ata.

Edhe në Vlorë ka pasur një problem me votimin pasi një nëna e një komisioneri të LSI është paraqitur në qendrën e votimit dhe ka kërkuar që djali i saj të largohet pasi ajo vetë ishte me Covid-19. Anëtarët e tjerë i kanë kërkuar komisionerit që të bjë tampon dhe më pas të paraqitej në qendrën e votimit.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img