Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
0kmh
75 %
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
26 °
Sht
25 °
Die
23 °
E mërkurë, 29 Shtator, 2021
spot_img

E PAPRECEDENTË/ Dhuna e shëmtuar në derbi, FSHF-ja përjashton PËRGJITHMONË 8 tifozë të TIRANËS (VENDIMI)

spot_img

Lajme të ngjashëm

c4f7fad9df0f0cef1b62de6cb9a8f6ac

Për herë të parë në vendin tonë, ndalohen persona të mos hyjnë kurrë në stadiume.

Komisioni i Disiplinës mori vendime për ndëshkimin e dy klubeve të kryeqytetit, Tirana dhe Partizani për kaosin dhe rrëmujën e krijuar në derbin e së dielës.

Disiplina vendosi mbylljen e sektorit G3 të stadiumit ‘’Selman Stërmasi’’, ku vendoset grupi ‘’Capital Crew’’ i ultrasve të Tiranës. Organi i drejtësisë së FSHS-së u ndalon përgjithmonë 8 tifozëve bardheblu hyrjen në stadiumet shqiptare:

– Elton Bande

– Alban Rexha

– Getard Celiku

– Mateos Majani

– Aksel Manxhari

– Thanas Bendo

– Bledar Luga

– Gentian Qosja.

Tirana është penalizuar për ‘’ mospërmbushjen e përgjegjësive në organizimin e ndeshjes’’ dhe ‘’sjellje të gabuar të tifozëve’’ duke u gjobitur me 500 mijë lekë si dhe detyrohet të zhvillojë 4 takime në shtëpi pa praninë e fansave.

Nga ana tjetër, kampionët në fuqi të vendit Partizani janë gjobitur me 100 mijë lekë për sjellje të gabuar të tifozëve.

Partizani akuzoi Tiranën se kishte lejuar vendosjen e një sasie lënde shpërthyese pranë sektorit ku ishin vendosur tifozët e kuq në derbin e së dielës, gjë që u refuzua nga 24-herë kampionët e vendit. Një orë para fillimit të derbit, dy tifogrupet u konfrontuan dhunshëm me njëri-tjetërin duke lënë dhe të lënduar.

Vendimi i Komisionit të Disiplinës për Tiranën dhe Partizanin:
1.KF “Tirana”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në organizimin e ndeshjes kundër FK “Partizani”, datë 29.09.2019, duke mos vlerësuar nivelin e riskut, duke mos garantuar zbatimin e ligjit, mbarëvajtjen e rregullit dhe qetësisës në stadium, si dhe për sjelljen e gabuar të spektatorëve duke shfaqur materiale propoganduese me të cilat kryehen provokime me karakter politik dhe shoqëror, në bazë të Nenit 63/1/a,Nenit 63/1/b, Nenit 64/5, Nenit 65/3/a/b/c/d/e/f/h/j/k, dhe Nenit 65/4/b/ të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës si dhe gjobë në masën 500.000 (pesëqindmijë) lek.

Në zbatim të Nenit 32/3 të KDS, pezullimin e pjesëshëm të zbatimit të këtij dënimi duke urdhëruar shlyerjen e gjysmës e tij.

Urdhërimin e KF “Tirana”, të mbyll pjesërisht stadiumin”Selman Stërmasi” në sektorin G3, për sezonin futbollistik 2019/2020, duke ndaluar hyrjen në stadium të grupimit të tifozëve “Capital Crew”.
Në bazë të Nenit 11/1/g të KDS, ndalimin e hyrjes përgjithmonë në çdo stadium ku organizohen aktivitete të FSHF të personave të mëposhtëm:
– Elton Bande
– Alban Rexha
– Getard Celiku
– Mateos Majani
– Aksel Manxhari
– Thanas Bendo
– Bledar Luga
– Gentian Qosja

2.FK “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve të tij, në bazë të Nenit 65/2 të KDS, dënohet me zhvillimin e 2(dy) ndeshjeve vijuese pa spektator dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.

 

Më shumë

spot_img