Hapësire reklamuese


Politikë

“E paprecedentë", Bardhi: S’ka ndodhur kurrë që Buxheti të miratohet për 4 minuta

Shkruar nga Newsbomb
“E paprecedentë", Bardhi: S’ka ndodhur kurrë që

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, dënoi ashpër miratimin e Bushetit të Shtetit për vitin 2024 vetëm ne votat e socialistëve.

Në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit, Bardhi u shpreh se zgjatja e seancës për 4 minuta e 29 sekonda është e paprecedentë, njëjtë si dhe prania e punonjësve të Gardës në sallën e Kuvendit.

Lexo edhe: Mes tymit dhe flakedanëve, miratohet buxheti i shtetit

I vendosur, deputeti demokrat tha se do aksioni opozitar do të vijojë dhe njëjtë si dhe në këto seanca ata nuk do të lejojnë zhvillimin normal të punimeve të Kuvendit.

“4 min e 29 sekonda seancë për miratimin e buxhetit të shtetit. Në një sallë të  mbushur me forcat special të gardës dhe para se të më pyesni mua  a është kjo vbeteja duhet ju ti kërkoni llogari kryetares së kuvendit që iu mohoi urdhrin e mbushjes së sallës më punonjës të gardës.

Një frikacak që për të ardhur në seancë plenare në një vend që pretendon se është vend demokratik kishte mbushur seancën e Kuvendit me punonjës sigurie.  Opozita do të dëshironte që kjo seancë të ishte normale, por kjo është e pamundur sa herë shkelet rregullorja e Kuvendit dhe deputetët  e opozitës i mohoet e drejta Kushtetuese.

Lexo edhe: Kuvendi mbyllet me kaos, demokratët u vënë flakën karrigeve

Shqipëria është anëtare e NATO-s, pret që të anëtarësohet në BE. Sot deputetët kanë qenë të rrethuar nga forcat e sigurisë sikur të ishim vend në gjendje lufte. E vetmja arsye se pse salla e Kuvendit ishte mbushur me forca të gardës, ishte se në sallë ishte kryeministri Rama.

Në fakt nuk kemi patur asnjë përplasje me Gardën e Republikës. Nuk kemi betejë më gardën sipas ligjit garda nuk mund të futet në sallë është e paprecedente nuk ka ndodhur kurrë. Edhe deputetët e ps nuk kanë nevojë për gardistë te koka që të votojnë. Ndërsa një ish ministër është nën hetim nga SPAk ndërkohë që kontrata ëshde po paguhet 60 milionë euro më shumë sot kolegët e ps me një gardist te koka ngritën kartonin me një urdhër të Edi Ramës për të ccuar më shumë fonde.

Sa i përkte betjes së opozitë ne do e vazhdojmë betejën në Kuvend. Beteja jonë do të vazhdojë. Ne nuk do të lejojmë punime normale të Kuvendit”, tha Bardhi.

Lexo edhe: Berisha “këmbëkryq”, komenton ministrat: Erdhi ms.Covidi, Ulsi “luftë” me Taulantin

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese