Tirana
light rain
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
44 %
1.5kmh
20 %
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
26 °
Pre
25 °
Sht
24 °
E martë, 30 Maj, 2023

“E papajtueshme të çosh demokratët me logo tjetër”, Alibeaj thirrje kandidatëve të Primareve: Jeni të mirëpritur, me Berishën s’kam asgjë personale

Lajme të ngjashëm

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka dhënë një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë.

Gjatë fjalës së tij Alibeaj bëri me dije se në këtë mbledhje u diskutua lidhur me emrat e kandidatëve për kryetar bashkie dhe këshilltarë për zgjedhjet e 14 Majit.

Ai tha se përzgjedhja e emrave është një proces i cili do të vijojë, teksa më tej theksoi se kandidatët e Primareve janë të mirëpritur të kandidojnë nën logon e Partisë Demokratike dhe jo nën logo të tjera.

“Ju falënderoj për orët e gjata të pritjes deri në përfundim të mbledhjes, do të kemi edhe nesër mbledhje të Kolegjit të kryetarëve. Sot është diskutuar në lidhje me procesin e miratimit të kandidaturave për Lokalet.

Kjo javë do ketë mbledhje çdo ditë, pa lënë mënjanë aksionin opozitar në Parlament.

Diskutimi sot ishte për emrat për kandidatët për këshilltarë dhe kryetarë bashkie. Procesi është një proces në vijim”, tha ai.

“PD ska si të ketë dy kandidatë kandidatët e tjerë mund të jenë nën logo të tjera. Mund të jenë në atë të PS apo të LR. Të marrësh demokratë dhe ti çosh në parti tjetër që nuk ka logon unë mendoj se është e papajtueshme me pozicionin qëndrimin dhe anëtarësinë e PD. Unë e kam bërë të qartë që nuk është çështje aspak personale por qasje e identitetit të PD.

PD është një parti e themeluar pro perendimorëve, marrëdhëniet e saj me SHBA dhe BE janë and e kësaj partied he se relatat raporti, aleancat e kësaj partie janë më shumë se të shenjta. Ne kemi bërë maksimumin përtej çdo detyrimi për të bërë të mundur atë që të gjithë ata qytetarë shqiptarë që janë të pakqnaqur nga regjimi i Ramës dhe tani në 14 maj kanë një mundësi që me votë të gjithë së bashku ta shfrytëzojnë. PRandaj kemi mbajtur dorën shtrirë ndaj demokratëve, ndaj kandidatëve”, shtoi ai.


Më shumë