Hapësire reklamuese

Aktualitet

‘E paedukatë’, gazetarja debat me Alfred Pezën: Kërko falje!

Shkruar nga Newsbomb

Gazetarja e kronikës së zezë, Klodiana Lala si dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste Alfred Peza, patën një debat gjatë mbrëmjes së sotme.

Të ftuar në emisionin ‘Real Story’, Peza iu drejtuar gazetares Klodiana Lala duke i thënë se po sillej e paedukatë ndaj tij.

Ndërkohë Lala ka kërkuar menjëherë që Peza t’i kërkojë falje për atë që tha.

Klodiana Lala: Unë nuk mund të akuzoj kot. Është njësoj sikur unë të ngrihem tani dhe të them zoti Peza ju jeni kriminel.  Nuk mund ta bëj pa fakte. Po si ka mundësi që kryeministri i shqiptarëve nuk shkoi në Prokurori, Peza.

Alfred Peza: Klodi të lutem. Prokurori është shëmbëlltyrë e bashkëpunimit të drejtësisë me krimin e organizuar, po ta citoj.

Klodiana Lala: Unë e kuptoj se ju e mbroni për shkak të bindjeve tuaja politike. Unë e kuptoj pozicionin tuaj, por nuk është e ndershme që tu thuhet kështu shqiptarëve. Unë s’kam asnjë lloj pozicioni, unë jam gazetare zotëri.

Alfred Peza: Po të lutem tani se është kulmi i mungesës së edukatës pra, ç’është kjo tani.

Klodiana Lala: Këtë tërhiqe, duhet të kërkosh tani falje. Këtë mungesën e edukatës tërhiqe tani. Të lutem tërhiqe tani. Fred kërko falje.

Alfred Peza: Po ke ardhur për spektakël e për të plotësuar komplekset e tua, vijo. Kërko falje për të gjitha sjelljet e juaja ndaj meje që të kërkoj unë falje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll