Hapësire reklamuese

Politikë

E pabesueshme: Punonjësi në Kryeministri spiunon Ramën te Berisha, i nxjerr "të palarat"

Shkruar nga Newsbomb

Besojeni ose jo, por Edi Rama duket se ka të punësuar në Kryeministri një person që e spiunon te Sali Berisha.

Të paktën kështu duket nga mesazhi që ky i fundit ka postuar në rrjetet sociale. Një “punonjës në Kryeministri” e informon Berishën për qindra fluturimet e Ramës me avion privat që kapin një vlerë të majme parash të shpenzuara.

"Pershendetje doktor jam punonjes ne kryeministri desha te ju informoje se kryeministri si rregull udheton vetem me charter dhe rralle shume me linja te zakoshme dhe se ne 132 fluturime me charter jane paguar nga buxheti i shtetit 1394000 dollar,shume kjo me e madhe se sa e te gjithe liderve te rajonit te marre se bashku,ju lutem anonim.me respekt.. ", i shkruan punonjësi i kryeministrisë Berishës.

Postimi:

Noriega ka shpenzuar per 132 fluturime jashte vendit me charter privat 1.4 milione dollare!

Te dashr miq, keto dite presidenti Donald Trump shkarkoi sekretarin e shtetit per shendetesine, Tom Price sepse kishte shpenzuar 400 mije dollare per udhetime ne detyre me charter privat ne vendin e tij. Kjo sepse ai duhet te udhetonte me fluturimet tregtare dhe jo te perdorte me pushtetin per te shperdoruar parate e takspaguesve amerikan. Kurse Noriega ne Shqiperi keto kater vite ka fluturuar me charter privat 132 here jashte shteti duke shpenzuar 1394000 dollare. Kaq nuk shpenzonte as Noriega i narko-republikes se Panamasr! sb

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu