Hapësire reklamuese

Aktualitet

E pabesueshme/ Plazhi lufton CELULITIN, Blerina zbulon EFEKTET dhe jep 6 këshilla PRAKTIKE

Shkruar nga Newsbomb

Blogu i Blerinës- për newsbomb.al

Të gjitha ditët që kalojmë në plazh, janë një rast i shkëlqyer, një ndihmesë natyrale për të luftuar celulitin. Mes dhjetra grave dhe vajzave që i morën masat muajt e shkuar,me trajtime të ndryhsme tonifikuesedhe anticelulit ka edhe nga ato duke lexuar ketë artikull mund ta ndihmojnë veten në menyrë natyrale mes detit dhe rërës aq sa e vështirë të besosh se nuk i janë drejtuar qendrave estetike dhe trajtimeve të tyre gjithë përfshirëse. Mes ujit mbushur me kripera minerale e jod, dhe rërës eksfoliuese ju do të mund të shfryni këmbët e mbushur me qeska yndyre, të shkarkoni toksinat, të minimizoni dukshëm celulitin , të tonifikoni muskujt ….A nuk është kjo gjithë ajo cfarë duam…Mbi të gjitha falas, pa asnjë kundraindikacion dhe plot me benefite natyrore.

Përse duhet të futemi sa më shumë në ujë

Dimë apo jo not, nuk është një arësye që të na mbajë ulur në cadër. Përkundrazi sa më shumë kohë të kaloni në ujin e kripur aq më mirë ju bën për celulitin dhe të gjitha inestetizmat e tjera të këmbëve. Banjot në det bashkojnë efektin e lëvizjeve (ecje brenda në ujë, not, lojë me top etj) me efektin shryrës që kanë kripërat minerale të detit tek qelizat, si dhe efektin e masazhit muscular qe e marrim nga dallgët sado të vogla qofshin ato. Të gjitha këto bëjnë që vetëm pas disa ditësh të ndjehemi dhe të dukemi më mirë para pasqyrës. E kundërta e kësaj, bërja e sa më shumë banjo dielli shtrirë në shezllon, sjell efekte të padëshiruara në pamjen tonë të jashtme përsa i përket tonifikimit dhe minimizimit të celulitit. Vecanërisht nëse nuk duam që të na shtohen me vrull venat vanikoze (ato kapilarët e vegjël ngjyrë vjollcë, të cilët asnjëherë si kuptojmë se nga erdhën) apo të ekzagjerojmë zgjerimin patologjik të variceve. Duhet të jemi shumë të kujdesshme edhe në këtë rast, kur marrim pra rreze dielli, të mbrojmë kyçet e këmbëve nga ngrohja dhe rrezatimi i tepërt, sepse në këtë mënyrë kemi nxitur mosfunksionimin e gjakut dhe qarkullimin e lëngjeve të pastra në trupin tonë. Prandaj idealja do të ishte të merrnim diellin duke ecur me këmbët pak të futura në det, mesfillimit të bregut me rërë dhe atij me ujë.

Benefitet e ujit të detit.

Adriatik apo jug, brenda vijës tonë bregdetare apo jashtë kufijëve deti ofron magjinë e vlerave të bashkuara në një. Aty bashkëjetojnë plotë 92 substanca , duke nisur që me kripërat minerale tepër të nevojshme për lëkurën tonë, i shtojnë asaj rezistencën dhe e bëjnë të tejet të mbrojtur nga agresioni atmosferik, si dhe kurojnë sëmundjet e saj si psoriazis, dermatitet e ndryshme, balancojnë yndyrën dhe minimizojnë aknet, dhe po këto kripëra minerale luftojnë celulitin, sepse minerali më i përhapur është sodium (nga e cila përbëhet edhe kripa e kuzhinës). Në rast se ne e konsumojmë kripën e detit bashkë me sasinë e sodiumit në përditshëmrinë tonë në gatimet dhe ushqime të ndryshme, si kripa e njohur e tavolinës, ajo do të na shkaktonte shumë probleme me grumbullimet hidrike në trup, do të na favozizonte jo vetëm celulitin por edhe mbipeshën. Por në rastin kur ne e marrim sodiumin të shkrirë në ujrat e detit, të bërë njësh me të gjith a elementët e tjera natyror atherë favorizojmë drenimin dhe shkarkimin e toksinave, largimin e skorjeve të qelizave të vdekura dhe gjithcka të tepërt të lekurës sonë.          

Bashkimi I të gjitha substancave minerale të ujrave të detit, kanë favorizuar ndërshekuj, ende edhe sot padiskutim edhe në të ardhmen një mikroqarkullim dhe njëmirkomasazh tejet efikas ,fillimisht përsipërfaqen e lëkurës , e cila në rast se ne kalojmë vetëm 10 ditë në plazh, bëhet e lëmuar , dhe në rast se në bëjmë plazh për një kohë të gjatë, ku përqëndrimi më i madh duhet të jetë qëndrimi në ujë ose në breg të detit, do të ndjehen edhe ndryshimet në trup dhe në lëkurë të pastër, e ne nisim të ndjehemi më të lëhtë, më të tonifikuar edhe kur skemi humbur asnjë gram nga pasha jonë trupore.

Rëra –eksfoliuese

Shumë prej nesh e dimë që rëra është perdorur në të shkuarën për të kuruar dhimbjet reumatizmale, dhe në fakt shtrirja në rërë është një praktikë shumë e vyer për dy arsye:

E para : lëkura në kontakt me rërën humbet një pjesë shumë të mirë të qelizave të vdekura , dhe automatikisht favorizohet ndërrimi qelizor, vendin që dikur e kishin zënë qelizat e vdekura do ta zënë qelizat e reja dhe shumëfunksionale. A nuk është kjo ajo që na e kanë thënë edhe për scrubin ne një qendër estetike, e pra rëra është një peling natyral.

E dyta: Shtrirja në rërë prodhon djersë, shkarkimi i së cilës favorizon qarkullimin e mirë të gjakut, dhe kjo është praktika më e mirë në luftën kundër celulitit. Pas një qendrimi në rërë për shumë minuta, aq sa ju mund të duroni, larja në temperaturën e ujit të detit, është një ushtrim shumë I mirë tonifikues. E ngrohta dhe e ftohta kombinohen me njëra-tjetërn dhe tonifikojnë lëkurën tonë.

Këshilla praktike anticelulit :

Nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 10, është koha ideale për të ushtruar aktivitet fizik në ujë

• Futuni në ujë deri në lartësinë e belit. Mbulojeni me ujë të gjithë abdominalen dhe barkun

• Hecni në ujë , me hapa dhe intensitete të moderuar, duke i shtyrë këmbët përpara, dhe në këtë rast do të ndjeni edhe presionin e ujit.

• Shëtitjet në ujë që të jenë frytëdhënëse duhet të kenë një kohë zgjatje prej 40 minutash. Nëse ndjeheni të lodhur bëni pauza 1-3 minuta, por pa dalë nga uji.

• Ushtrimet fizike në ujë duhen kryer dy orë pasi kemi konsumuar mëngjesin. Dhe nësekeni energji edhe për pasdite, ju mund t'i përsërisni sërish ato.

• Një veprim shumë i mirë anticelulit në ujë, është edhe ulja dhe ngritja e këmbëve pa lëvizur pjesën tjetër të trupit. Idealja do të ishte përsëritja e këtij ushtrimi 3 herë nga 30 veprime.

• Për pjesën e barkut dhe abdominales, ushtrimi më i mirë në det, vecanërisht për ata që nuk dinë të notojnë është ulja dhe ngritja deri në nivelin që na e lejon uji, por e rëndësishme është që të dyja zonat e interesuara të ngrejnë dhe të ulin presionin e ujit të detit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu