Kirurgët të cilët mjekuan një pacient për helmim ushqimi mbetën të habitur kur gjetën në stomakun e tij 263 monedha dhe 100 gozhda, brisqe, xhama, gura dhe një cope hekur.
Maksud Khan, 35 vjeç, u dërgua me dhimbje barku në spital dhe doktorët bënë një endoskopi për të investiguar mbi rastin.
Kirurgët e spitalit të Sanjay Gandhi në Satna, të Indisë e operuan menjëherë dhe hoqën 7 kile nga objektet e huaja.
Khan nuk i kishte rrëfyer familjes ose miqve për zakonet e çuditshme të ngrënies, shkruan indipendent, raporton neësbomb.al.
Dr.Priyank Sharma, i cili udhëhoqi stafin e kirurgjisë, u shpreh: “ Pacienti po ankohej për dhimbje stomaku, kështu që ne i bëmë një endoskopi. U shokuam kur zbuluam monedhat, gozhdat në stomak. Hera e parë që na ndodhte një rast i tillë në karrierën tonë.”
Khan është jashtë rrezikuat dhe u betua që nuk do të përdorte më substanca të tilla.
Në 2015 një rast i ngjashëm u raportua në Bathinda ku doktorët hoqën 40 monedha, 150 gozhda, bateri nga stomaku i një djali 34-vjeçar.