Hapësire reklamuese

Aktualitet

E nxirë dhe me flokët e shkulura, e mitura dhunohet në kopshtin në Durrës

Shkruar nga Newsbomb
E nxirë dhe me flokët e shkulura, e mitura dhunohet në kopshtin
Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në një kopsht, kësaj here jo në Tiranë, por në qytetin e Durrësit. 5-vjeçarja, Solen, ka rënë pre e dhunës së edukatoreve në kopshtin “ Kinder”. Ka qenë e ëma e të miturës e cila për JOQ ka rrëfyer se në korrik të këtij viti edukatorja Mirela, e kishte mbylur në banjo të voglën e saj dhe e kishte dhunuar, madje i kishte shkulur dhe flokët.  Lidhur me këtë ngjarje e ëma e 5-vjeçares ka thënë se vuri në dijeni drejtoreshën, mirëpo kjo e fundit i tha se në ambientet e banjove të kopshtit nuk kishin kamera. Por, mos mjaftonte me kaq Soleni e vogël është dhunuar sërish, kësaj here jo nga edukatorja Mirela, por nga Adelina. Kjo e fundit e ka qëlluar me shpullë të miturën dhe shenjat e dhunës kanë mbetur në fytyrën e vajzës, ashtu si dhe shihet nga pamjet. LEXO EDHE: Dhunimi i 3-vjeçares te Stinët, AMP nis hetimet për 4 efektivët, dyshimet për ryshfet E ëma e Solenit tha se kishte parë pamjet filmike ku vajza e saj dhunohej ,mirëpo institucioni nuk ka lejuar që t’ i marrë dhe se lidhur me këtë ngjarje e vetmja gjë që u bë ishte pushimi nga puna i edukatores Adelina.
Përgjatë ditëve të fundit opinioni publik ka mbetur i shokuar nga ngjarja e regjistruar në kopshtin “ Stinët”  në Tiranë. Edukatorja Majlinda Dehima dhunoi një 3-vjeçare derisa e vogla përfundoi me këmbë të thyer në Spitalin e Traumës.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by JOQ News (@joqnews)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese