Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
71 %
1kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
23 °
E martë, 4 Tetor, 2022

E njohur si “Lilo Labja”, shuhet në moshën 95 vjeçare Mesarete Imeraj

spot_img

Lajme të ngjashëm

Mesarete Imeraj është ndarë nga jeta në moshën 95 vjeçare, shkruan newsbomb.al. Familja njofton se varrimi do të bëhet pasditen e këtij 17 shtatori në varrezat e Sharrës në kryeqytet.

Ajo është e njohur nga publiku shqiptar si “Lilo Labja”, në filmin shqiptar “Malet me blerim mbuluar”. Historia reale e partizanes Mesarete Imeraj, e përjetësuar në film nga aktorja Yllka Mujo me rolin që luajti vite pas plagosjes së Mesarete Imeraj.

Disa vite më parë Mesarete Imeraj rrëfeu momente nga jeta e saj mes shtigjeve të luftës.

“Kam qene 17 vjeçe kur kam dalë partizane në luftë. 6 ditë dhe 6 netë kam qenë e plagosur në Ferrë. Por rinia është ajo që të bën të jetosh. 17 dhëmbë më janë hequr nga plumbat. Ndërsa jashtë shtetit me vunë buzën prapë, ma qepën. Jemi krenarë për brezin që kemi qenë, asnjë brez nuk i ka dhënë Shqipërisë atë që i kemi dhënë ne”, shprehej ajo

Mesaret Imeraj (5 vite me pare) –  roli i luajtur nga Yllka Mujo

Homazhet për vdekjen Mesarete Imeraj do të mbahen te “Internacionali i vjetër” në Rrugën e Kavajës, ndërsa pritja për vizitat do të organizohet ditën e diel, të hënë dhe të martë po tek “Internacionali i vjetër”, në oraret 09.00-12.00 dhe 17.00-20.00.

 

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img