Kylie Jenner dhe këngëtarja e njohur shqiptare Anxhelina Hadërgjonaj, si duket janë bërë mikesha.
Shpesh herë vajzat janë parë nën shoqërinë e njëra tjetrës dhe së fundmi janë shfaqur bashkë në një foto të mikut të tyre të përbashkët, grimierit Ariel.
Ariel shihet duke pozuar në mes të Kylie-t dhe Anxhelinës, të cilat janë veshur të dyja me fustan të zi.
Kur Ariel kishte ditëlindjen, Kylie dhe Anxhelina ishin të ftuara e madje këngëtarja shqiptare u shfaq në videon e postuar nga miliarderja.
Gjithashtu në 94 personat që ndjek Kylie në Instagram është Anxhelina.