Hapësire reklamuese

Politikë

“E njoh Berishën më mirë se SHBA-ja”, Nard Ndoka: Nëse e krahasoj me Ramën, Nanon apo Bashën, ai është shumë lart

Shkruar nga Newsbomb
“E njoh Berishën më mirë se SHBA-ja”, Nard Ndoka:

Kreu i Partisë Demokristiane , Nard Ndoka, ka folur për marrëdhëniet e tij me figurat e njohura politike në vend.

Gjatë një interviste për emisionin “Dola te Ola”, Ndoka ka veçuar ish-kryeministrin Sali Berisha, si një dëgjues të mirë, nga i cili mund të marrësh edhe këshilla, ndryshe nga Basha që sipas tij nuk të dëgjon dhe është i pavëmendshëm.

Për Bashën, Ndoka është një politikan I ftohtë i cili nuk e mban fjalën, teksa shtoi se ka kaluar edhe momente të mira me të, madje ka edhe njohje familjare.

Ndërsa sa i përket shpalles “non grada” të liderit të Partisë Demokratike, ai tha se e njeh Berishën më mirë se sa SHBA-ja.

 “Nuk është modeli i politikanit të korruptuar, ka problemet e veta, por nëse e krahasoj me Ramën, Nanon, Bashën, Berisha është shumë lart”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu