Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
75 %
0.5kmh
0 %
Hën
6 °
Mar
12 °
Mër
14 °
Enj
12 °
Pre
14 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

E njofton Çuçi, ky është posti i rëndësishëm që i është besuar Ilir Beqajt

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi në takimin Konsultativ me Donatorër, tha se ish ministri Ilir Beqaj është zgjedhur në krye të agjencisë që merret me ndihmën e donatorëve.

Kështu Beqaj do të drejtojë Agjencinë Shtetërore të Programin Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës.

“I uroj punë të mbarë drejtuesit të agjencisë shtetërore për programin strategjik dhe koordinimit të ndihmës. Jam i bindur që partneriteti ynë do forcohet edhe më shumë”, tha Bledi Çuçi, teksa njoftoi se kjo agjenci do të drejtohej nga Beqaj.

Pra në këtë post Ilir Beqaj do të menaxhojë ndihmat që vijnë në Shqipëri nga aleatët.

Gjatë fjalës së tij ai tha se do është mësuar të punojë 24/7 dhe se agjencia do të jetë në dispozicion gjatë gjithë kohës.

“Aktivitet tregon për trashëgiminë mbi të cilën do ngrihet agjencia. Ajo është një qasje e kahershme e imja prej 25 vitesh.  Jam mësuar të punoj 24/7. Kjo agjenci do të jetë në dispozicion gjatë gjithë kohës.

 Sot dua të ndaj me ju dhe një lajm të mirë. Në buxhetin e shtetit të vitit 2022 kemi hapur rrugën e zgjidhjes për komunitetin e donatorëve, atë të rimbursimit të TVSH kur nuk është programuar në kohë buxheti respekti. Buxhetit i shtetit të vitit 2022 mban një fond për këtë gjë”, tha Beqaj.

Më shumë




spot_img








spot_img