Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“E nisi çunin për të blerë bukë”, babai i 8-vjeçarit me lot në sy: Le të vdes vetëm ta shikoj njëherë

Shkruar nga Newsbomb
“E nisi çunin për të blerë bukë”, babai i

Zemërthyer dhe me lotët që nuk i ndalin, babai i Mateos, Ligor Vasiu thotë “të shoh e një herë djalin e të vdes.”

Ai tha se Klodian Çalamani ia vrau pabesisht djalin, teksa vogëlushi kishte shkuar i kishte blerë bukë dhe ia kishte çuar në shtëpi monstrës që më pas e qëlloi me kazmë e lopatë në kokë duke i shkaktuar vdekjen.

“Më ka ngel merak. E nisi çunin për të blerë bukë, shkoi çuni i mori bukën dhe ja çoi atje edhe të ma vrasi, vetëm kjo më ka ngel gozhdë. Të vdes unë vetëm dua ta shikoj. Të vdes tani dhe të shikoj çunin atje ku është. Të vdes tani. Nuk e dua jetën, unë sikur jam i vdekur. Jam i vdekur, nuk di ça të them.”

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll