Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

E nënta në listën e Shkodrës, reagon Izmira Ulqinaku: Me Lulzim Bashën deri në fitore!

Shkruar nga Newsbomb
E nënta në listën e Shkodrës, reagon Izmira Ulqinaku: Me

Kandidatja për deputete e PD-së në Shkodër, Izmira Ulqinaku reagon për herë të parë pas rezultatit në zgjedhjet e 25 prillit.

Uqinaku falenderon ata që e përkrahën me votë, ndërsa thotë se në këto zgjedhje pati preson të madh nga qeveria. Ajo mori 3683 vota, por të pamjaftueshme për të siguruar mandatin e deputetit.

Reagimi i plotë:

Një javë pas 25 prillit, gjej rastin të falenderoj pafundësisht të gjithë 3683 qytetarët e Qarkut Shkodër që më besuan të drejtën e tyre më të shenjtë, votën.

Në fushatën time, jam munduar të takoj çdo qytetar, të ri e të vjetër, të majtë e të djathtë. Shpresën për ndryshim e kam parë kudo, në çdo fytyrë e në çdo shtrëngim dore. Në shtëpitë ku kam hyrë e në dyqanet që kam shkelur kam përjetuar dëshpërimin që çdo familje shqiptare ka.

Bashkë punuam për të sjellë ndryshimin.

Nuk ka asgjë më të shenjtë e asnjë përgjegjësi më të rëndësishme se sa ky besim i marrë nga secili prej jush, prandaj do të punoj që ta kthej atë në interes e zhvillim të vendit duke qenë zëri i të gjithë qytetarëve të Shkodrës pa dallim.

Besimi juaj do të jetë udhërrëfyesi im në këtë drejtim.

Dua të falënderoj të gjithë komisionerët dhe vëzhguesit, të cilët e mbrojtën dhe vëzhguan me aq mundësi sa patën votën tonë.

Falënderim edhe për organizatat joqeveritare si dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë, të cilët kontribuan me 25 prill. Gjithashtu, falenderoj edhe mediat, të cilat lajmet për këtë proçes të rëndësishëm për vendin i transmetuan në secilën shtëpi!

PLOT 622 265 qytetarë votuan për shpresën, për ndryshimin. Ju ishit e mbeteni fuqia jonë më e madhe, ata që na dhatë vullnet në kohë jo të lehta, e entuziazëm e shtytje përpara në kohë të mira.

Me mijëra janë ato qytetarë që nuk arritën të shprehen në këtë zgjedhje, qytetarë të kërcënuar e të shantazhuar. Ne do ta vazhdojmë betejën për këto qytetarë. Nuk ka lek droge e as banda kriminale që do mund t’ia vjedhin të ardhmen kombit tonë. Sot, jemi më të bashkuar se kurrë. Bashkë do ta vazhdojmë këtë betejë, me Lulzim Bashën, deri në fitore!

FALEMINDERIT

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll