Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
55 %
4.1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
26 °
Enj
27 °
Pre
23 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

E ndoqi me vrap dhe e vrau pas shpine, ZBULOHEN detaje nga tragjedia në Elbasan: Ish-efektivi që vrau gruan në sy të djemve u përjashtua nga policia, ishte i dhunshëm dhe i alkoolizuar

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen tragjike që ndodhi ditën e sotme në Elbasan, ku 58-vjeçari Koço Buzo vrau me kallashnikov gruan e tij e cila e kishte paditur për “dhunë në familje” dhe kërkonte divorcin.

Kamerat e sigurisë të bizneseve përreth filmuan gjithë skenën e rëndë të krimit që ndodhi disa metra larg Gjykatës së Elbasanit, ku në vendngjarje ishin të pranishëm edhe djemtë e çiftit. Janë pikërisht këto pamje filmike, por dhe dëshmitë e qytetarëve të pranishëm momentin e krimit, që do të ndihmojnë policinë të zbardhë dinamikën e ngjarjes.

Drejtuesja e seancës që pritej të mbahej sot e shtyu pasi ish-polici nuk ishte paraqitur në sallën e gjyqit. Rreth orës 11: 24 minuta viktima, 54 vjeçarja Liljana Buzo është larguar nga Gjykata së bashku me avokatin e saj Gëzim Toçila.  Ata kanë hyrë në një rrugicë në të djathtë të godinës së gjykatës.

Nga pamjet filmike duket që autori i ndjek nga pas. Vrapon 30 metra rrugë me vrap me armën në dorë dhe qëllon me breshëri pas shpine bashkëshorten e tij. Plumbat kanë kapur dhe avokatin e saj Gëzim Toçilën si dhë një kalimtar aty pranë, Adriatik Kolën. Avokati së bashku me një kalimtar arrijnë ta ndalojnë e shtrinjë në tokë për ta neutralizuar deri në momentin kur u ka ardhur në ndihmë policia.

Kur u arrestua, iu sekuestrua automatiku si dhe një thikë. Të plagosurit kanë marrë ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Koço Buzo ka qenë i përjashtuar nga radhët e policisë, ndërsa njihet si person i dhunshëm dhe përdorues alkooli.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img