Hapësire reklamuese

Aktualitet

E ndihmoi gruaja, 38-vjeçari i vjedh vëllait mijëra euro dhe shkon blen makinë

Shkruar nga Newsbomb
E ndihmoi gruaja, 38-vjeçari i vjedh vëllait mijëra euro dhe

Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit pasi dyshohet se i ka vjedhur të vëllait një shumë të majme parash.

Sipas njofitmit të uniformave blu mësohet se shtetasi Elton Muça, në bashkëpunim me bashkëshorten e tij i ka vjedhur vëllait të tij, shtetasit M.M, banues në fshatin Bathës shumën prej 17 mijë eurosh.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale Elton Muçës iu sekeustrua automjeti, të cilin dyshohet se e ka blerë me paratë e vjedhura.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas një hetimi disamujor, me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bathës”.

Si rezultat i këtij operacioni u kap dhe u vu në pranga shtetasi Elton Muça, 38 vjeç, banues në fshatin Bathës, në zbatim të urdhrit të ndalimit nga Prokurori, për veprën penale “Vjedhja”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen K. M., 37 vjeçe (bashkëshortja e shtetasit E. M.).

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta dy shtetas, më 23.04.2023, kanë vjedhur 17 000 euro në banesën e shtetasit M. M., në fshatin Bathës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti i shtetasit E. M., të cilin ky shtetas dyshohet se e ka blerë me paratë e vjedhura.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Lajmet e fundit

Zbulo më shumë artikuj

Hapësire reklamuese